Marrëdhënia mes Icardit dhe Wanda Naras ka prekur fundin. Sikur të mos mjaftonin thashethemet lart e poshtë, akuzat, apo edhe ironitë, pas ndarjes ai që ka shpërthyer keq ka qenë vetë sulmuesi i Galatasaray. Me anë të një Live në Instagram, ish-lojtari i Interit nuk përmbahet.
“Unë e njoh më shumë se kushdo tjetër, e kam mbrojtur gjithmonë, por kemi mbërritur në një pikë që është bërë gazi i botës. Më ka ardhur në majë të hundës nga gënjeshtrat, trillimet.
Uanda kërkon divorcin prej një viti dhe kurrë nuk e bën. Ka gjithmonë një shantazh, një kërcënim, diçka, e pastaj nuk ndahemi kurrë”, tha ai.Dashuria mes tyre jo vetëm që ka mbaruar, por sic shihet, nuk ka mbetur më as respekti.