Icardi te Milan ose Juventus, Pochettino vendos të ardhmen e tij: Skuadra ka…

0

Mauricio Pochettino mohon zërat për një largim të Mauro Icardit në merkaton e janarit.Pavarësisht se argjentinësi nuk është titullarë stabël me 19 paraqitje dhe 4 gola mes kampionatit dhe kupës.

Juventus dhe Milan kanë shprehur interesin për të marrë në formë huazimi lojtarin, argjentinasi nuk e ka fshehur dëshirën për një rikthim në Itali, por trajneri Maurizio Pochettino jep një lajm të keq për skuadrat që interesohen për të.

“Sigurisht që nuk luajti aq sa e imagjinonte apo dëshironte, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në skuadër, kjo vlen edhe për Mauro Icardin. Karakteristikat e tij e bëjnë atë një lojtar zonë, një bombardues, një futbollist që do t’i duhej çdo skuadre. Nuk mund të ndërtosh një ekip me 11 lojtarë të fortë, por duhet edhe ekuilibër dhe këtë na e jep Mauro”, u shpreh tekniku argjentinas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu