Ide e pazakontë në Zvicër, 100 shishe verë dhuratë për ditëlindjen e 100-vjeçarëve

0

Një kanton zviceran po shpërblen banorët e tij më jetëgjatë duke ofruar 100 shishe verë për ata që mbushin moshën 100 vjeç.

Përmbaruesi shtetëror i Fribourg-ut, Claude Freiburghaus tha se aktualisht janë duke u përgatitur për të surprizuar një banore të quajtur Marie-Antoinette me një buqetë me lule dhe një ofertë me 100 shishe verë kur të mbushë 100 vjeç më 5 nëntor.

Freiburghaus tha se programi aktual ofron një donacion bamirës ose një kupon për përdorim te një tregtar ose zejtar vendas për banorët që refuzojnë ofertën e verës, por shumica e 100-vjeçarëve zgjedhin pijen alkoolike.

“Në vitin 2020, ne festuam bashkë me 27 qindvjeçarë. Pesë prej tyre zgjodhën donacionin dhe dy për kupon dhuratë,” tha Freiburghaus për gazetën Le Matin Dimanche.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu