Identifikohen 5,335 raste të reja me koronavirus në Itali, 33 viktima në 24 orë

0

Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 5,335 raste të reja me koronavirus nga 474, 778 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 33 pacientë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 132, 037 viktima.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 3, 433 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 1,1%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu