Janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE!
TIRANE – Incidentet me tymueset në ndeshjen Shqipëri-Poloni, sollën një gjobë prej 44 mijë eurosh oër FSHF dhe një pezullim, që për momentin është me kusht, për dy tribunat pas portave ku qëndrojnë tifozeritë ultras, për dy vite. Ky vendim mund të hyjë në fuqi nëse përsëritet e njëjta ngjarje në ndeshjet e ardhshme.
Për këtë arsye janë identifikuar personat që hodhën tymueset e si rrjedhojë janë marrë masata përkatëse.
Njoftimi i plotë i FSHF:
Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE,
VENDOSI:
1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
– Gerti Lleshi
– Rinor Grajveci
– Edmond Hyseni
– Almir Dubovci
– Berat Maloku
2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
3. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.