Identifikohet organizatori i punishtes së kanabisit në Korçë

0

Zbulohen detaje të reja nga magazina me drogë e zbuluar në fshatin Voskop të Korçës. Personi i shpallur në kërkim nga policia është Sadriano Duçi.

Roli i tij sipas policisë është kryesor dhe dyshohet të jetë “koka”e grupit.

Duçi i ka marrë magazinën me qera Andon Demirshahut dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për tharjen dhe përpunimin e hashashit.

Në magazinë u zbuluan 195 kg kanabis, një pjesë në proces tharjeje, si dhe u arrestuan 6 persona, mes tyre edhe tre gra, të cilat u kapën në flagrancë duke përpunuar bimën narkotike. Gjithashtu në magazinë u gjet edhe një armë zjarri, një sasi kokaine si dhe 7 pasaporta dhe një makinë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu