Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e sotme në afërsi të Rrilës në Lezhë. I dhunuari është identifikuar si Petrit Paloka rreth 35 vjeç.
Loka është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin po udhëtonte nga persona ende të paidentifikuar dhe është dhunuar me shkopa bejsbolli. Sipas informacioneve paraprake, sherri dyshohet të ketë ndodhur për një vajzë.
Petrit Paloka nuk rezulton të jetë skeduar më parë nga policia ndërsa në deklaratën e parë të dhënë për policinë, është shpehur se nuk i ka njohur autorët. Ndërkohë policia po vëzhgon lëvizjet në zonë nëpërmjet kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë.
Paloka fillimisht është dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës ndërsa më pas është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në kreyqytet.
“Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, njofton policia.





