Identifikohet se kujt i përket trupi i pajetë i gjetur një javë më parë në plazh (EMRI)

0

Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur një javë më parë, në plazhin e Ndërnënas në Fier.

Policia ka njoftuar se trupi i përket 40-vjeçarit Artur Buzhiqi, me origjinë nga Durrësi, i cili ishte deklaruar i zhdukur që prej datës 10 korrik nga familjarët e tij. Buzhiqi është babai i tre fëmijëve dhe hera e fundit që u pa nga familjarët ishte pranë zonë së quajtur “Ura e Dajlanit” në qytetin bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datë 13.07.2022, ku në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, një shtetas rreth 40 vjeç, është bërë i mundur identifikimi i tij, shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu