Identifikohet shkaku! Përfundon ekspertiza për zjarrin te kompleksi i pallateve në Tiranë

0

Shërbimi zjarrfikës ka përfunduar ekspertizën teknike për zjarrin e rënë më 14 prill në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke ia dorëzuar rezultatet organit të Prokurorisë.

Sipas përfundimeve zyrtare, shkaku i zjarrit lidhet me faktorë të jashtëm, duke përjashtuar kështu mundësinë e një defekti elektrik, shpërthimi bombole apo neglizhence nga shërbimet përgjegjëse.

Nga analiza e pamjeve filmike, rezulton se vatra e zjarrit ka qenë një karrocë me mbeturina. Flakët janë shfaqur vetëm pak sekonda pasi disa fëmijë janë larguar nga zona, çka përforcon dyshimet për ndërhyrje të jashtme në nisjen e zjarrit.

Materialet e ekspertizës pritet të shërbejnë si bazë për hetimet e mëtejshme nga Prokuroria, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.