Identifikohet shqiptari që u gjet i groposur në Greqi

0

GREQI- Ilir Rrasa dyshohet të jetë 45-vjeçari shqiptar, të cilit iu gjet kufoma e dekompozuar më 19 shtator në fshatin Mouriki, Theba, Greqi. Të paktën ky është identiteti që shkruhet në dokumentet e gjetura në portofolin që ishte në rrobat e kufomës. Gjithsesi, autoritetet greke kanë ndërmend të bëjnë dhe një provë ADN-je, pasi kanë gjetur dhe vëllanë e Rrasës.

Kjo analizë do të tregojë nëse vërtet kemi të bëjmë me shqiptarin në fjalë. Familja ka kontaktuar me Rrasën më 4 shtator për herë të fundit, gjë që përforcon dyshimet se kemi të bëjmë me kufomën e 45-vjeçarit.

Ilir Rrasa ishte arratisur nga burgu në patra të Italisë në vitin 2021. Ai rezulton të jetë një person me precedent penalë. Ai është arrestuar në Tiranë, në mars të vitit 2017 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar si Elirjan Rrasa dhe Agim Hajdari. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande që grabiste lokale.

Trupi u gjet më 19 shtator, i groposur dhe në gjendje të dekompozuar. Aktualisht ndodhet në morgun e Athinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu