IEVP ,Bradashesh ,Elbasan është ndër të paktit në Shqipëri që organizon larmi aktivitesh në këtë institucion me të paraburgosurit për shplodhje dhe relaks dhe për ti trajtuar ata me dinjitet në mënyrë që kjo ti shërbejë rehabilitimit të plotë e të shpejtë të tyre për tu bërë qytetarë të denjë dhe për tu integrohen plotësisht në shoqëri .Aty zhvillohen aktivitete edukative argëtuese ,shplodhëse ,kulturore ,sportive , informative ,etj .Autoritetet po mendojnë që aktivitete të tilla duhet të zhvillohen sa më shpesh në IEVP pasi ato ndikojnë pozitivisht në shëndetin fizik dhe mendor dhe çdo i paraburgosur duhet të gëzojë të drejtën dhe mundësinë që të ketë akses pjesmarrje në to.Pjesmarrja e të paraburgosurve në aktivitete ndikon pozitivisht te ata në kushtet e mungesës së lirisë dhe i shërben nxitjes e promovimit të marrëdhënieve të mira jo vetëm mes tyre por edhe me stafin .Gjatë kësaj vjeshte drejtuesit e IEVP,Bradashesh,Elbasan me ndihmën e donatorëve të ndryshëm krahas aktiviteteve të ndryshme po pasurojnë bibliotekën me libra të rinj argëtues, udhëzues,artistikë , psikologjikë etj ,si edhe po i inkurajojnë të paraburgosurit të lexojnë sa më shumë .Fundjavën që lamë pas në IEVP të Elbasanit në prag të Ditës Botërore të Televizionit u organizua një aktivitet ku mori pjesë gazetarja dhe moderatorja e mirënjohur Sonila Meço, pedagogë të Akademisë “Zojart ” e artistë .Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meçe bashkëbisedoi me të paraburgosurit e Bradasheshit aq sa ishte koha e paracaktuar nga autoritetet .Por ajo që ra në sy gjatë këtij komunikimi ishte niveli i lartë i qytetarisë dhe dominimi i intelektualizmit të pabesueshëm në çdo aspekt dhe për çdo gjë.
“Çfarë më këshillon të lexoj?”, mu drejtua një djalë i gjatë, duke shmangur shikimin sy më sy, por duke e përsëritur disa herë pyetjen për t’u siguruar se e dëgjoja mes dhjetra pyetjeve të ngjashme shkruante në rrjetet sociale ,gazetarja Sonila Meço pas këtij aktiviteti të rrallë në Institucionet e Ekzektutimit të Vendimeve Penale . Nuk këmbëngula shkruan ajo t’ja ndeshja shikimin, shpejt e zhvendosa tek këmisha e kaltër qelibar, nën një xhaketë të zezë dimërore dhe këpucë të lustruara, një pastërti shndritëse, si respekt për eventin, pavarësisht vendit ku zhvillohej, një institucion paraburgimi.I zgjata instiktivisht Kutelin, prozën dhe vargjet e zgjedhura. Mjeshtër i rrëfimit, bash çfarë i duhej djalit me shikim të fshehur, në kërkim të një lloji tjetër lirie. Sepse një lexues librash jeton mijra jetë para se të vdesë, ky qe çasti i duhur për ta provuar. Tek e fundit edhe Kuteli i madh e kish provuar privimin e lirisë megjithëse në burg tjetër, atë të komunizmit.Pas djalit të gjatë, vranë drojën të tjerë djem e burra të paraburgosur, gjithsesi të pafajshëm gjer në pritje të vendimit të formës së prerë. Mundesha veç të imagjinoja veprat e tyre penale, por e shmanga jo pa sforco atë ngasje dhe nisa të përsëris me vete thënien e një posteri të kornizuar në Bibliotekën e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Elbasan, se “Një dhomë pa libra është si trup pa shpirt”. Tek e fundit çdo mëkatar e ka një të ardhme siç edhe shenjtët të shkuarën e tyre. Ndaj paragjykimi u la jashtë dere, aty duhej shpirt, shumë shpirt, si ai i predikuar në çdo tempull besimi, që arrin të falë e dojë edhe armikun më të betuar, kriminelin më të egër. Drejtuesi i Institucionit, Altin Ago, duke u kujdesur për angazhimet sociale brenda tij, më ftoi së bashku me Drejtuesen Xhoi Jakaj dhe disa pedagogë të Akademisë “Zojart” në ditët e Panairit të Librit e vigjilje të Ditës Botërore të Televizionit për një takim e bisedë me të paraburgosurit e IEVP Elbasan. Përfituam nga rasti për të pasuruar bibliotekën me shumë tituj, duke e ditur se librat janë oksigjen në ato ambjente, ngjyrat e mendjes në peizazhin gri të realitetit, mënyrë e shëndetshme “arratie”, duke ndërtuar “njerëz” me empati, thellësi mendimi, mendje të hapur e të aftë për ta përdorur më mirë lirinë nesër.Aty njoha dhe vajzat e gratë e administratës, Brisin, Bojanën, Memin, juristet, infermieret, rojet, psikologet, edukatoret, që shërbejnë në një institucion burrash, të vështirë psikologjikisht, por që siç më pohuan u ka ndryshuar konceptin për lirinë e shfrytëzimin e denjë të saj.Luna i ra kitarës, Antuanetë violinës, Drina këndoi, ndërsa librat u vendosën në mes të sallës. U tregova ca sekrete televizioni e rëndësinë e një medieje të mirë për të ndihmuar njëri-tjetrin ta përdorim më mirë lirinë e pushtetin e çdo lloji.
Në dalje dallova një tjetër poster me betimin e Hipokratit, të kornizuar. Do isha betuar se s’qe aty kur kishim hyrë, por mesa duket mendja sheh më mirë dhe kthjellohet pas përvojash të tilla. Fjalia, që mu duk se mori ndriçim më shumë se të tjerat nga ai koncept pergamene qe “Jetën e njeriut do ta respektoj plotësisht”.
Përnjëmend kësisoj, përndryshe për çfarë i duhesh kësaj bote?!Kështu e mbyll komentin e saj gazetarja për aktivitetin e rradhës që zhvilloi IEVP ,Bradashesh ,Elbasan i cili është kthyer në modelin e vërtetë europian si institucion në çdo aspekt .