IKMT kërkon të prishë objekin në ‘Prestige Resort’, pushuesit shohin nga ballkonet se çfarë po ndodh?

0

DURRËS- Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së Territorit janë vendosur në orët e para të mëngjesit në ambientet e resortit “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit. Mësohet se IKMT do të kryejë shembjen e një objekti të vendosur në resort. I gjithë ambienti i jashtëm, në pronësi të Irfan Hysenbelliut është mbushur me forca të shumta policie dhe punonjës të resortit e përfaqësues të saj. Në zonë kanë mbërritur edhe fadromat të cilat janë gati për të kryer prishjen e ambientit të pishinës.

‘Balkanweb’ raporton se ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT.

Pushues të shumtë kanë mbushur ballkonin e resortit për të parë se çfarë po ndodh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu