TIRANË- Dalin pamjet e kapjes së Dan Huntrës, i cili ishte fshehur në landfillin e Sharrës. Pamjet e kapjes së tij nga Policia e Shtetit, disa orë mbasi vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera janë transmetuar në emisionin “Opinion”. Në këto pamje duke momenti kur agjentët e policisë së kryeqytetit kanë neutralizuar dhe arrestuar Dan Hutrën, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të theksuar kriminal.
Por vihet re se nuk ka bërë resistencë dhe në moment i është sekuestruar dhe arma e krimit tip kallashnikov.
Sot, në orën 12:15, Dan Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në rrugën “Teodor Keko” në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta. Pas kësaj autori u largua me makinë dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamzë në banesën e ish-bashkëjetueses, ku ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.
Pas kësaj, Dan Hutra ka lëvizur në rrugën e Arbrit, Bathore, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja” dhe rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti ku ka vrarë Etleva Kurti 31 vjeç, e cila u gjet e vdekur në oborrin e banesës.