Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bjellorusi, ku një 21-vjeçare ka humbur jetën, teksa kishte shkuar për të dhënë një intervistë pune.
Mediat e huaja raportojnë se 21-vjeçarja shtatzënë kishte shkuar të jepte një intervistë pune në një fabrikë që prodhon tela saldimi dhe elektroda.
Raportohet se e reja kishte rënë aksidentalisht dhe një makineri i kishte kapur flokët duke përfunduar duke i kapur kokën dhe lënë të vdekur në vend.
Prindërit janë zemërthyer duke kërkuar drejtësi, teksa shprehen se prisnin nga spitali të merrnin nipin ose mbesën që do vinte në jetë dhe jo trupin e vajzës së tyre.