“Ilaçi” natyral që ul stresin

0

Zakonisht gjërat e thjeshta që nuk kushtojnë asgjë, janë ato që bëjnë të ndihemi më mirë. Kontakti ynë me natyrën përfshihet në këtë listë. Në Japoni, për shembull, specialistët e shëndetit publik promovojnë shinrin-yoku, ose ekskursion në pyll si një çelës për shëndetin fizik dhe mendor. Por nuk mjafton të jesh aty vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, pasi është shumë e rëndësishme të ndalosh dhe të dëgjosh ambientin, duke harruar pajisjet elektronike dhe celularët.

Një studim tregoi se ekspozimi ynë ndaj hapësirave të gjelbra është i lidhur me një mori përfitimesh shëndetësore, si presioni i ulët i gjakut dhe kolesteroli, rreziku më i ulët i zhvillimit të diabetit , goditjes në tru dhe astmës, sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekja. Pjesëmarrësit në studim ishin në gjendje zvogëlonin stresin dhe të përmirësonin shëndetin e tyre mendor në përgjithësi.

“Ka dëshmi në rritje se koha që kalojmë në natyrë, në krahasim me kohën e brendshme, është veçanërisht e dobishme,” tha Donald Rakoë, bashkëautor i studimit duke shtuar se “nuk do të zgjidhë ndonjë çrregullim mendor ose fizik, por mund të jetë pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse të trajtimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu