Të flasësh pas një humbje në derbi nuk është kurrë e thjeshtë. Partizani u mposht 1-2 nga Tirana, vendi i parë është 15 pikë larg dhe trajneri Ilir Daja dha sinjale largimi. Skuadra duket se nuk po e ndjek më dhe natyrshëm janari mund ta gjejë skuadrën e kuqe me një trajner të ri në stol.
Mësohet se tekniku e ka mbyllur me të kuqtë,ndërkohë që nesër rifillon stërvitja dhe skuadra do të drejtohet nga trajneri i Partizani U-21 Dritan Mehmeti i cili ishte zëvendes trajner në vitin kur Partizani u shpall kampion.
Dritan Mehmeti
Nuk dihet nëse Mehmeti do të emërohet përgjithmonë apo do të jetë përkohësisht,megjithatë në orët në vijim pritet të dali Klubi më një komunikatë zyrtare.