Ilir Meta: Nëse PS-ja fiton zgjedhjet jap dorëheqen

0

Presidenti Ilir Meta zotohet publikisht se më datë 26 prill do të japë dorëheqjen, nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet, pa prekur votën. Këtë mesazh ai e përsëriti dhe për LSI-në, kur tha se nëse ajo prek votën, të ndëshkohet.

Meta tha se për disa shkelje në Shqipëri, ka njoftuar ndërkombëtarët por ata kanë mbyllur sytë.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Kam njoftuar partnerët, disa prej tyre kanë mbyllur sytë para kërkesave të presidentit. Për disa shkelje, që i nxori dhe Venecia. Presidenti nuk do të rri dyuarkryq në këto zgjedhje.

Presidenti ka thënë “nëse kjo shumicë konfirmohet në mënyrë demokratike, pa prekur votën e popullit, Presidenti jep dorëheqjen në datë 26 prill. S’kam asnjë shqetësim. Unë jam President që nuk i jam trembur kurrë zgjedhjeve. Kam thënë para 2 vitesh, kjo krizë zgjedhjet me zgjedhje.

Presidenti, për të hequr merakun e kujtdo, presidenti do ta ndëshkojë partinë e tij nëse do të vërë dorë mbi zgjedhjet, nëse vë persona me probleme dekriminalizimi. Këtë ta bëjnë si thirrje dhe vetë kryetarët e partive.

Nëse kryeministri mbledh kryetarët e bashkive, janë zgjedhur në një proces me probleme, dhe ju thotë që dua 500 mijë vota nga ju, kjo është nuk e di…. Kjo mua më duket e pranueshme. Nuk është problem personal.

Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se fuqia e tyre e vërtetë është vota. Ta përdorin për të zgjedhur, të zgjedhin kë të duan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu