Ilir Shaqiri i përgatit surprizën e madhe Emanuelës, dasmë me 120 të ftuar në bregun e detit. Detaje nga ceremonia, çifti mbërrin në Shqipëri

0

Ëndrra 20 vjeçare e Emanuela Morrinit do të bëhet realitet mbrëmjen e nesërme në Durrës, ku balerini Ilir Shaqiri i ka përgatitur asaj një ceremoni surprizë.

Një dasmë 20 vite pas lidhjes së tyre, e cila në këto vite padyshim që ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, dhe ka kulmuar me sjelljen në jetë të Emily.

Burime bëjnë me dije se ceremonia me 120 të ftuar do të zhvillohet te hotel Bleart në qytetin e Durrësit, ku Iliri do të ketë të ftuar njerëzit e tij më të afërt, miq dhe kolegë të tij. Për përgatitjen e kësaj dasme, që pritet të jetë një surprizë për Emanuelën, kanë menduar miqtë e tij Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Familja e balerinit ka mbërritur prej ditës së djeshme në Shqipëri, dhe nesër do të jenë gati për festën e madhe.

Iliri e kishte shprehur disa muaj më parë se kishte dëshirë të bënte një dasëm pasi me bashkëshorten kishte bërë vetëm ceremoninë e celebrimit në Itali ku morën pjesë 14 persona. Ai tha se të dy e kanë patur ëndërr gjithmonë që të bëjnë një dasëm ‘alla shqiptarçe’.

Që prej shpalljes fitues në Big Brother, Iliri ka mbajtur kontakte të shpeshta me Tiranën, edhe për shkak se ai u përzgjodh imazhi zyrtar i Digitalb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu