Iliri flet për t’u bërë për herë të dytë baba: Pashë Emanuelën në ëndërr që më tha, doli pozitiv testi!

0

Balerini Ilir Shaqiri ka shprehur dëshirën për tu bërë sërish baba, duke sjellë në jetë një motër ose vëlla për Emilyn.

Kjo temë është hapur pas një ëndrre që ai ka parë me bashkëshorten e tij, dhe ka treguar se një fëmijë është i mirëseardhur në familjen e tyre.

Einxhel i tregoi rastin e një mikeshës së saj që kishte bërë vizita mjekësore pasi e kishte me shumë dëshirë dhe nuk po bëhej dot me fëmijë.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Unë pashë Emanuelën në ëndërr që më tha, doli pozitiv testi.

Einxhel: Kur të dalësh do ia jepke bam bam. Nëse e keni mirëmenduar dhe e doni patjetër, nuk keni pse torturoheni se mjekësia ka avancuar shumë.

Iliri: Kam qejf që po e solli Zoti se unë jam okej.

Einxhel: Zoti të ka sjellë dëshirën. Një shoqe ime që donte aq shumë fëmijë, kishte vite që po tentonte dhe nuk po ngelte. Derisa i thamë, kur e shikon që nuk po ndodh, mjekësia ka avancuar. I pa të gjithë problemet që kishte, i zgjidhi, lindi cunin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu