Imami nga Prishtina, Fadil Musliu, i cili së fundmi është bërë mjaft i njohur në rrjetet sociale, ka folur për dashurinë mes çifteve.
Këshilla e vetme e imamit ishte që tu dhurojnë dashuri pa kushte partnereve të tyre.
“Jepni dashuri pa kufi grave të juaja sepse është obligim dhe sa herë që bëni marrëdhënie seksuale ju fitoni shumë sevape”, tha ai në një intervistë për emisionin n’Kosovë show.
Ndër të tjera ai shtoi se çiftet në Kosovë përballen me kriza të shumta në marrëdhënien e tyre dhe i’u lut atyre që të jenë më të vendosur në martesat e tyre.