Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sot pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me inceneratorët, për të cilët tha se janë impiante për prodhimin e energjisë nga mbetjet.
Vasili shkruan me ironi se ia hodhëm krizës energjetike, ndërsa thekson se asnjë incenerator nuk punon.
“Çfarë sharlatani!!
Rama sapo tha se: Inceneratorët qenkan centrale për prodhim energjie elektrike.🤣🤣🤣
Epo ja hodhëm krizës energjetike!
P.S Fakti: Asnjë incenerator nuk punon siç e ka pranuar edhe vete qeveria e sharlatanit!”, deklaron Vasili.