Inceneratorët, Gështenja: Dorëzuam në SPAK provat që qeveria ka vjedhur 430 mln euro

0

Postimi i plotë:

Komisioni Hetimor për inceneratorët ka vërtetuar atë që Partia Demokratike ka denoncuar gjatë gjithë këtyre viteve: Qeveria Rama abuzoi me 430 milionë euro te qytetarët shqiptarë. Me përkushtim dhe fakte, ne u faktuam vjedhjen e shekullit shqiptarëve, dhe tani jemi të vendosur të çojmë përpara drejtësisë të gjithë ata që morën pjesë në këtë aferë kriminale. Sot i dorëzuam SPAK të gjitha provat dhe faktet që Komisioni Hetimor zbuloi mbi përfshirjen në këtë aferë të Alqi Bllakos, i cili është një nga hallkat e zinxhirit të gjatë të korrupsionit qeveritar me inceneratorët.

Tani drejtësia duhet të veprojë, për të treguar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Unë u jam mirënjohës qytetarëve për mbështetjen që i dhanë Komisionit hetimor. Korrupsioni po gërryen ekonominë e tyre, po i varfëron ata çdo ditë. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë betejë kombëtare. Vetem të gjithë sëbashku mund ta fitojmë atë. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu