Inceneratorët/ Grupi parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend, Bardhi: Nuk pranojmë person të deleguar nga kryeministri

0

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në një dalje nga Kryesia e Kuvendit ka thënë se duan interpelancë me kryeministrin Edi Rama sa i takon aferës së inceneratorëve.

Bardhi tha se nuk do pranojnë me person të deleguar nga Rama por se në seancë duhet të jetë i pranishëm vetë kryeministri.

Kërkesa për interpelancë me Ramën sa i takon kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt është urgjente.

Për gazetarët ajo është aferë personale e tij, pagesat nga buxheti i shtetit mund të ndalen me urdher të Ramës. Ai mund të vërë mekanzimin shtetëror në lidhje me këtë aferë. Nuk do lejojmë interpelancë me person të deleguar nga kryeministri”- u shpreh Bardhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu