Partia Demokratike ka do të dorëzojë një padi të re në SPAK për çështjen e inceneratorëve. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi ditën e sotme në një konferencë për mediat, se PD do të dorëzojë në SPAK padi ndaj Arben Ahmetajt. Sipas PD, ministri është i lidhur ngushtë me aferën e inceneratorëve.
PARTIA DEMOKRATIKE:
Arben Ahmetaj është një nga njerëzit kyç të aferës 430 milionë lekë të incineratorëve. Në dëshminë para Komisionit Hetimor, ministri i Edi Eamës refuzoi të përgjigjej për njohjet që ka me pronarët në letra të incineratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por faktet janë publike dhe të pakundershtueshme. Ahmetaj u ka dhënë me firmën e tij miliona euro dy miqve të tij, në shkelje të hapur të disa ligjeve dhe në konflikt flagrant interesi. Edi Rama mund ta mbajë edhe për pak kohë në qeveri, por faktet para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë domethënëse. Ne do ta pasurojmë dosjen hetimore me të dhëna të tjera me padinë e re që dorëzoë ndaj Ministrit Arben Ahmetaj.





