Inceneratorët/ Sot sërish seancë maratonë, dëshmojnë Agaçi, Veliaj, Bllako dhe Gjiknuri

0

Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të rimblidhet sërish ditën e sotme. Edhe sot, ashtu si dita e djeshme, pritet të ketë një seancë maratonë ku për të dëshmuar pritet të paraqitet Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Ditën e djeshme, Komisioni zhvilloi seancë maratonë, për më shumë se 13 orë. Mbledhja e Komisionit Hetimor nisi rreth orës 11:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 01:00 të natës, ku për më shumë se 13 orë dëshmuan mbi aferën e inceneratorëve zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

Mbledhja u shoqërua me debate e tensione të forta, ku u paraqitën për të dëshmuar kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.