Inceneratori i Elbasanit/ SPAK kërkon 10 vite burg, Lefter Koka për herë të parë në gjyq!

0

Nisi seanca për inceneratorin e Elbasanit. Sot, që prej orës 09:00 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Lefter Koka, nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës po lexon konkluzionet përfundimtare, pasi SPAK kërkoi 10 vite heqje lirie për të. Ndërsa për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të dënohet me 6.8 vite burg.

Ish-ministri i Mjedisit është vetë i pranishëm për herë të parë në këtë gjykim. Nga fotot e shkrepura nga salla e gjyqit, e tregojnë ish-ministrin me një pamjet krejt tjetër. Gjatë mbrojtjes për klientin e tij, avokati i tij pretendoi se në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i është kërkuar mendim katër ministrive, Financave, Ekonomisë dhe Energjetikës, Mjedisit dhe Drejtësisë. E se në kohën që janë bërë negociatat, Koka ka qenë jashtë vendit dhe jo në Shqipëri. “Gjatë kohës që janë bërë negociata me kompanitë e inceneratorit klienti im ka qenë jashtë vendit. Sa i përket procedurës së bërë me negocim pa shpallje, është bërë në kuadër të emergjencës mjedisore të shpallur nga Bashkia e Elbasanit. Në komisionet e ngritura, nuk ishte e përfshirë vetëm Ministria e Mjedisit, por kishte përfaqësues edhe nga ministritë e tjera. Në lidhje me këtë procedim janë pyetur 87 persona, janë vënë 33 numra në përgjim, 8 pajisje pc të Klodian Zotos janë sekuestruar, 11 institucione bankare, dy pajisje pc brenda kantinës së verës, nga të cilat nuk ka dalë asnjë provë direkte që e implikon z. Koka me akuzat,“-tha avokati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu