Inceneratori i Fierit/ “4 milionë euro për punë të pakryera” , 5 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës

0

Arben Dervishaj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani dhe Enver Sheshi, do dalin këtë të premte përpara Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur, për tu njohur me akuzat dhe masat e sigurisë që gjykata do caktojë ndaj tyre. Seanca do mbahet në orën 11:30, ku tre të pandehurit, përpara gjyqtares Irena Gjoka përveç gjeneralitete, të japin dhe pretendimet e tyre.

Për 5 personat e lartëpërmendur SPAK ka kërkuar arrest me burg. Tre ditë më parë Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 masa sigurie, dhjetë prej të cilave arrest me burg, dhe një tjetër arrest shtëpie. Shumica e personave të vënën nën akuza janë administratorë dhe përfaqësues të kompanive koncesionare. Sipas SPAK këta persona kanë përfituar para për punë fikive të pakryera deri në 4 milion euro. Mes të arrestuarve është edhe zv presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe zv presidenti i Shoqatës së Ndertuesve, Arben Dervishaj, i cili ka pasur rolin e mbikqyrësit të punimeve për inceneratorin e Fierit.

Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë shtetasit Arber Denizi; Juri Ymeraj;Silvester Driza; Luran Dusha; italiani Giuseppe Ciaffaglione, dhe Arjola Kodra, kjo e fundit nën masën e arrestit shtëpiak, por nuk është kapur nga policia. Sipas Spak Arben Dervishaj, pasi në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve ka miratuar punimet fiktive, shërbimet që nuk janë kryer dhe pajisjet që nuk janë realizuar.

Hetimi i SPAK ka zbuluar se zyrtari i federatës shqiptare të futbollit ka përfituar para në mënyrë të parregullt nga Klodian Zoto edhe për udhëtime, akomodime dhe për të parë ndeshje në Itali. 8 kompani të tjera për përfaqësuesit e të cilëve SPAK ka marrë miratimin e gjykatës për ti dërguar në burg, kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të vënë në jetë një skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar. Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani i kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë. Në reagimin për operacionin lidhur me arrestimet e reja për inceneratorin e Fierit, SPAK kujton edhe implikimin e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretarit të përgjithshëm Alqi Bllako për të cilët është në fuqi masa e arrestit me burg pasi ata kanë përfituar rryshfet 1.2 mln euro dhe 14 milion në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu