Inceneratori i Fierit, dosja kalon për gjykim

0

Ka përfunduar seanca e nisur prej orës 10 për “Inceneratorin e Fierit” dhe Gjykata ka vendosur kalim për gjykim të dosjes. Të akuzuar për këtë aferë janë ish-ministri, Lefter Koka, ish-deputeti, Alqi Bllako dhe ish-zyrtare i FSHF, Arben Dervishaj.

Seanca për inceneratorin e Fierin është shtyrë të paktën 4 herë. Pasi avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që të pushohet çështja, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Gijithashtu avokatët kanë kërkuar që ndaj personave të arrestuarve dhe të pandehurve të zhvillohet një gjykim i shkurtuar.

Akuzat ndaj të akuzuarve janë tre, “Shpërdorimit të Detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.

Të gjithë personat e përfshirë, përveç Etleva Kondit kanë kërkuar që procesi ndaj tyre të zhvillohet më gjykim të shkurtuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu