Inceneratori i Tiranës/ Ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për ish-ministrin Lefter Koka

0

Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për inceneratorin e Tiranës, duke kërkuar dënimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Prokurori Dritan Prençi kërkoi katër vite heqje lirie për Kokën, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Seanca e radhës, ku pritet të zhvillohet mbrojtja do të mbahet në datën 21 shkurt.

Kujtojmë që për inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbrit në 6.8 vite qëndrim pas hekurave.

Për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri Koka u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 burg edhe për këtë çështje.

Pretenca e SPAK:

Lefter Koka- 4 vite burg;
Bledar Karoli- 4 vjet burg;
Fatjon Murati- 4 vjet burg;
Taulant Tushe- 4 vjet burg;
Namik Simixhi- 4 vjet burg;
Valbona Ballgjini- 2 vjet burg, 4 vjet shërbim prove;
Sidita Kopliku- 2 vjet burg, 4 vjet shërbim prove;
Jetmir Llapaj- 2 vjet burg.