Incident i rëndë pas një grindjeje/ Shoferi përplas 4 këmbësorë në Britani, tre prej tyre ndodhen në spital në gjendje kritike

0

ANGLI- Një alarm u dha të shtunën në Leicester të Britanisë, kur një shofer përplasi katër këmbësorë me makinën e tij, duke i plagosur ata dhe duke i dërguar në spital. Sipas SkyNews, incidenti ndodhi pas një grindjeje të mëparshme intensive në të njëjtën zonë.

Nga katër të plagosurit, tre janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër ka lëndime të lehta. Policia konfirmoi se si autori i dyshuar dhe viktimat kishin marrë pjesë në një aktivitet privat pranë vendit të ngjarjes pak më parë.

31-vjeçari u arrestua nga autoritetet me dyshimin për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore me dashje, si dhe për shkaktim të lëndimeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm të mjetit. I arrestuari mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta të incidentit janë duke vazhduar.

Autoritetet britanike po u bëjnë thirrje kujtdo që ka qenë i pranishëm në incident ose ka materiale relevante që të paraqitet për të kontribuar në hetime.