Incident në koncertin e Dua Lipës, shpërthejnë fishekzjarre, plagosen disa persona

0

SHBA- Koncerti i fundit i Dua Lipës në Toronto ka kaluar me incidente. Disa fansave të cilët futën fishekzjarre brenda ambienteve ku u mbajt koncerti i kanë ndezur dhe kanë plagosur disa të pranishëm.

Këngëtarja po performonte në skenë në Scotiabank Arena kur disa fishekzjarre shpërthyen drejt dyshemesë dhe skenës. Në videon nga incidenti, shihen shpërthime të shumta me ngjyra të ndryshme teksa në skenë po performojn Dua Lipa dhe balerinët e saj shoqërues.

Një përfaqësues i Shërbimit Policor të Torontos tha për TMZ se ata morën një telefonatë pak para mesnatës për fishekzjarre në fund të shfaqjes. TMZ raporton se të paktën 3 persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital.

Policët po punojnë me stafin e sigurisë në Scotiabank Arena për të shqyrtuar pamjet e sigurisë dhe për të përcaktuar se si u futën fishekzjarrët brenda dhe kush është përgjegjës për ndezjen e tyre.

Këngëtarja Dua Lipa ende nuk ka reaguar për ngjarjen në fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu