Incidentet në sfidën Marseille-PSG, 9 policë të lënduar dhe 21 tifozë të arrestuar

0

Sfida Marseille-PSG, që u zhvillua të dielën në “Velodrome”, ka shkaktuar incidente.

Hedhja e flakadanëve, hyrja e një tifozi në fushë, përplasja me policinë janë disa nga ndodhitë e ditës së djeshme gjatë ndeshjes.

Sipas mediave angleze, 9 policë janë të lënduar, nga përballja me tifozët si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit “Velodrome”, ndërsa 21 tifozë u arrestuan nga policia, të cilët janë dërguar në paraburgim.

Marseille pritet të dënohet nga këto ngjarje që ndodhën gjatë takimit më PSG.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu