Incidenti me Hatil Valterin/ Gjiknuri: Ai është aksident historik në politikë

0

Pas incidentit të ndodhur jashtë sallës së kuvendit, Damian Gjiknuri dhe ahalit Valteri kanë reaguar për median.
Ndërsa Valteri tha se Gjiknuri e kishte kërcënuar në telefon dhe e kish ftuar të takoheshin jashtë, ky i fundit mohoi ta kishte kërcënuar. Gjiknuri shtoi ndër të tjera se Valteri ishte fatkeqësi historike në politikë.

“Është fatkeqësi të bëjmë histori me gjëra krejt ordinere. Ju e njihni personin tim, i shpreh problematikat hapur, çdo gjë tjetër është insinuatë e njerëzve që janë aksidente historike në politikë. Deputetët edhe komunikojnë, le ta gjejë vetë Valteri, mua më vjen keq që një debat i rëndësishëm për ligjin të kalojë kështu”,- tha Gjiknuri.
Sa për akuzat se Gjiknuri ka blerë deputetë nga opozita që të votojnë Kodin Zgjedhor, ky i fundit e ftoi Valterin t’i denonconte rastet.
“Akuzua personale ka kudo në politikë, nuk merrem me histori çfarë i thashë e më tha. Unë nuk kërcënoj njeri. Si duket është mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor ai, por sot po ndodh një ndryshim i madh: hapja e listave. Sa për blerjen e votave, le t’i denoncojë kush janë ata”,- vijoi Gjiknuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu