Infantino ‘arratiset’ nga Zvicra, akomodohet familjarisht në Doha të Katarit…

0

Eshtë herët le të themi, por është e vërtetë. Nga Zvicra në Katar, numri një i FIFA-s, Gianni Infantino, tashmë është transferuar në Doha.

Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, që nga tetori, në fakt, ai nuk jeton më në vendin helvetik.

Në mars, vetë FIFA e kishte mohuar faktin, se ishte planifikuar tashmë është transferuar në Doha i presidentit Infantino nga Zvicra. Megjithatë, tani janë shfaqur detaje të reja dhe gjithashtu edhe imazhe, që do të dëshmojnë, se ai e ka zhvendosur familjen e tij në Doha.

Sakaq FIFA flet për një lëvizje të çastit në Doha, ndërkohë që kreu i futbollit botëror ka marrë me qira një shtëpi për familjen me dy vajzat e tij të regjistruara në shkollë.

Nga FIFA rezulton se Infantino do të vazhdojë të punojë në Cyrih dhe se do të vazhdojë të paguajë taksa në Zvicër. “Përgatitja dhe realizimi i Kupës së Botës në Katar është një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për futbollin dhe FIFA-n si dhe për Katarin”,- ka deklaruar vetë Infantino.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu