Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi tha ditën e sotme në Bruksel se sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë janë bërë hapa të rëndësishëm për sa i përket integrimit në BE.
Varhelyi tha se Shqipëria ka bërë progress sa i takon reformës në drejtësi dhe vetingut.
Oliver Varhelyi: U vendos një gur kilometrik me Konferebncën e Parë Ndërqeveritare. RMV ka bërë progres në luftën ndaj korrupsionit dhe të drejtat themelore. Shqipëria ka vijuar të bëjë progres sa i përket reformave. Shqipëria ka vijuar të bëjë progres të mirë me rezultate të mira, sa i përket sistemit gjyqësor dhe avancimit të sistemit të vetingut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.