Inteligjenca britanike: Pjesa më e madhe e forcave ruse vetëm 30 km milje nga Kievi

0

Ministria Britanike e Mbrojtjes deklaroi se pjesa më e madhe e forcave ruse janë tani vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit. Gjithashtu paralajmëroi Rusinë se humbjet “ka të ngjarë të jenë të rënda dhe më të mëdha se sa pritej ose pranohej nga Kremlini”.

Sipas përditësimit të fundit të inteligjencës nga ministria, “Rusia ende nuk ka fituar kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainën, duke ulur ndjeshëm efektivitetin e Forcave Ajrore Ruse”.

Ai tha se “Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të bëjnë rezistencë të vendosur në të gjithë vendin.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha qytetarëve se kryeqyteti Kiev ishte ende nën kontrollin e tyre dhe “luftimet vazhdojnë”, në video-mesazhin e tij të fundit të shtunën.

Më herët u dëgjuan shpërthime në Ukrainë ndërsa Ministria e Brendshme e vendit paralajmëroi për “luftime aktive” në kryeqytet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu