Inteligjenca britanike: Rusia ka dështuar në objektivin e saj për të rrethuar Kievin

0

Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka bërë publike përditësimin e fundit mbi luftën në Ukrainë. Sipas Sky News, inteligjenca britanike shprehet se është pothuajse e sigurt që Rusia ka dështuar në objektivin e saj për të rrethuar Kievin për shkak të pengesave të përsëritshme dhe kundërsulmeve të suksesshme nga forcat ukrainase.

“Rusia duke thënë se do të reduktojë aktivitetin rreth Kievit, mund ta pranojë se e ka humbur luftën aty”– thuhet në njoftimin e inteligjencës.

Megjithatë, sipas inteligjencës britanike, ka të ngjarë që Rusia tani ta devijojë ofensivën nga veriu në rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje. Sot është dita e 35-të që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.