Provë force e Interit që fiton 3-0 ndaj Romës në javën e 16-të të Serie A. Një sukses që erdhi vetëm në pjesën e parë. Fillimisht do të ishte Calhanoglu, i cili në minutën e 15′ shënoi direkt nga goditja e këndit. Golin e dytë e shënoi ish-lojtari i Romës, Edin Dzeko.
Ai u gjend i vetëm në zonë pas pasimit të Calhanoglu dhe e çoi rezultatin në 2-0. Në minutën e 39′ Denzel Dumfries që shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe të parin personal me fanellën e Interit. Ai shënoi me kokë pas një krosimi mjaft të mirë të Bastonit.
Kështu, zikaltrit ngjiten në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, 1 më pak se Milanit dhe qëndrojnë në pritje të supersfidës tjetër Napoli-Atalanta. Për sa i përket Romës, kjo është humbja e dytë radhazi dhe e katërta në gjashtë takime. Ekipi i Mourinhos ndodhet në vendin e pestë me 25 pikë