Inter prek finalen e Kupës së Italisë, mund thellë Milanin

0

ITALI– Inter është finalisti i parë i Kupës së Italisë. Në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, zikaltrit drejtuar nga Simone Inzaghi fiton derbin duke mposhtur Milanin 3-0 pas ndeshjes së parë 0-0 me një dygolësh të Lautaro Martinez dhe golin e parë me fanellën e re të Gosens.

Avantazhi erdhi shumë shpejt kur sulmuesi argjentinas pas vetëm 4′ minutash lojë me një goditje me këmbën e djathtë mposhti Maignan. Reagimi i Milanit nuk çoi në gol, ndërsa Martinez gjeti golin e dytë me anë të një kundërsulmi në minutën e 40′.

Në pjesën e dytë, Inter uli ritmin, ndërsa Milan do të shënonte me Bennacer por goli i alegjerianit u anulua për shkak të pozicionit të Kalulus që kishte bllokuar rrezen e Handanovic. Në minutat e fundit të takimit Gosens do të shënonte të tretin gol.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu