Kristjan Asllani mund të mos jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për ndeshjen me Romën, në “Olimpico”.
Mesfushori shqiptar, vendimtar me golin e tij në fitoren kundër Gjeorgjisë, ka marrë një goditje gjatë seancës së fundit stërvitore me zikaltrit, për këtë arsye është në dyshim për takimin me verdhekuqtë.
Situata e ish-lojtarit të Empolit do të vlerësohen nesër nga stafi mjekësor.
Pas konsultës me mjekët, trajneri Simone Inzaghi do të marrë një vendim për grumbullimin e tij.
Mesfusha që do të sfidojë Romën, në çdo rast, është ajo klasike me Barellan dhe Mkhitaryan të rikthyer në krahët e Calhanoglu.
Simone Inzaghi rigjen Barellan, por nuk ka në dispozicion Zielinskin.
Mesfushori polak mund të rikthehet në Champions League.
Nuk është 100 për qind as kanadezi Buchanan.
Me rikthimin e Barellas në formacion, në pankinë do të ulet Frattesi, protagonist në kombëtare.
Në krahë e mesfushës, Darmian është favorit ndaj Dumfries dhe Dimarco do të luajë në të majtë.
Balotazhi i zakonshëm midis Pavard dhe Bisseck si qendër e djathtë e mbrojtjes, me Acerbin dhe Bastonin që duhet të kompletojnë repartin.
Thuram dhe Lautaro do të jetë dyshja e sulmit.