Intervista me mjekun e Gert Shehut, psikiatri: Ai kishte halucinacione, është i transkuruar

0

TIRANË- Mjeku psikiatër Sadik Lala ka dhënë detaje lidhur me Gert Shehun, i cili dhunoi 2 ditë më parë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një telefonatë në studion e “Opinion”, psikiatri tha se Gert Shehu është pacient i tij që prej vitit 2017-të duke theksuar se është një person që nuk merr mjekimet në rregull. Në harkun e 4 viteve, mjeku tha se pacienti kishte shkuar në klinikën e tij 8-9 herë.

“Pacienti formalisht njihet nga unë që në vitin 2017. Unë kam shkruar një dokument që në vitin 2018. Në vitin 2017 vjen mamaja e djalit dhe tregon shqetësimet që ka. Ndërmjet të tjerave marr vesh që genti kishte qenë trajtuar dhe më përpara nga mjekë të tjerë. Pacienti, këtë e them me bindje të plotë të padiskutueshme, është i transkuruar. Në gjuhën mjekësore dhe psikiatrike, është një person i cili nuk merr mjekimet në rregull dhe për këtë ju garantoj me siguri të plotë”, tha psikiatri Lala, e më pas iu përgjigje pyetjeve të listuara nga gazetarja Klodiana Lala.

PJESË NGA INTERVISTA:

Sadik Lala: E kam njohur pacientin që në vitin 2017. Vjen mamaja e djalit dhe më tregoi shqetësimet që ka. Marr vesh që ishte trajtuar më herët nga mjekë të tjerë. Mund ta nxjerr edhe dokumentin dhe them që është trajtuar edhe më para. Ishte një person që nuk i merrte mjekimet në rregull. Vërtetimin e ka kërkuar familja sepse ishte i ndaluar në Polici dhe e kërkuan. Mund të quhet edhe rrethanë lehtësuese. E ka kërkuar familja. Por ne japim dy kopje një për familjen dhe me Policinë.

Keni dhënë shpjegime në Prokurori?

Sadik Lala: Nuk kam dhënë shpjegime askund. Patjetër që jam i gatshëm.

A mund të na thoni nëse ka marrë mjekim dhe nëse nuk merrte mjekim, ç’patologji shfaqte?

Sadik Lala: Ai ka halucionaciome, deluzione dhe sjellje të ç’organizuara. Në momente të ndryshme mund të dëgjojë zëra që i thonë, hidhu, godite, vrite. Klodi tha se ishte praktikant. Unë në intervistë i kam thënë ç’besimtar je ti që pi drogë. U ngrit dhe ka ikur. Janë sjellje tipike të personazhe të tillë.

Ka momente normaliteti, apo është gjithë kohës…? Fiksohet ndaj personave të caktuar…?

Sadik Lala: Ka momente normaliteti. Klodi, psikiatria është shumë e thellë. Ka raste që personi nuk flet për halucinacionet që ka. Nuk mund të…

Përdoren nga të tjerë?

Sadik Lala: Problemi i ndikimit ha debat. Psikozat janë një spektër shumë i gjërë. Vetëm një kqyrje e ecurisë së sëmundjes e tregon. Si çdo njeri tjetër mund të jetë i ndikueshëm por duhen bërë ekzaminime. Unë e them me siguri të plotë që është një njeri i sëmurë, i transkuruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu