Inxhinieri nga Gjermania vjen turist, nuk e marrin në autobus nga frika se mos ishte emigrant bangladeshas, largohet nga Rinasi

0

Një inxhinier me origjinë nga Bangladeshi por me pasaportë dhe nënshtetësi gjermane ka ardhur në Shqipëri dhe ka qëndruar vetëm 8 orë, për t’u larguar sërish nga Aeroporti “Nënë Tereza”. Edhe pse vinte si turist dhe me pasaportë të rregullt, ai nuk ka mundur dot të lëviz as me taksi dhe as me autobus, nga frika e shoferëve se mos ishte emigrant i paligjshëm.

Lajmin e jep ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se pas këtyre ndodhive inxhinieri është larguar nga Tirana, me avion nga Aeroporti i Rinasit, por dhe aty taksia e ka lënë 2 kilometra larg, pasi shoferi kishte frikë se mos arrestohej nga Policia për transport emigrantësh të paligjshëm.

“… ky zotria nga Bangladeshi me origjine, inxhinier ne Hamburg (punonjes i Siemensit) erdhi ne Tirane per te vizituar Thethin, ndenjti vetem 8 ore ne hotel, as autobuzi nuk e la te hypte per Shkoder as taksia jo. I thoshnin na fusin ne burg se je bangladeshas dhe do me thy kufirin.

Iku prap per Rinas, e zbriti taksia 2 km larg aeroportit, i thane shkoni ne kembe se nuk na e mban me te afru me teper me pasaporte te rregullt. Me pashaporte gjermane, i thoshin e ke fallso”, shkruhet ndër të tjera në denoncimin e publikuar nga Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu