Ipeku: “Kjo shoqëri po rrit PËRBINDËSHA”

0

Nga Alketa Ipeku 

Jam nënë vajzash,jam bijë e një,jam motër e një vëllai ndaj më vjen të ulëras në kupë të qiellit për ç’ka dëgjojmë.
Nuk mjaftojnë vrasjet e grave nga burrat , po duhet të ruajmë vajzat nga çakejtë e uritur që kanë zbritur nga pylli e lëshohen si të babëzitur drejt presë së radhës.
Ata nuk janë anonim, kanë emra, kanë fytyrë të qartë, jetojnë e frymojnë si njerëz,po sjelljet e ndërgjegjien e kanë pa formë, pa përmbajtje , pa shije.
Mund të jenë prindër, vëllezër të një vajze. A mund ta drejtojnë njëherë gishtin nga vetja?! Si do të ndjeheshin nëse krimi që kanë bërë do kish bujtur në derën e tyre?!
Ku po shkon kjo shoqëri e cila po përçudnohet dita- ditës???
Kërkojmë fajtorët?!
Fajtorët nuk janë vetëm ata,po gjithë sistemi. Nuk na mungojnë ligjet, po zbatimi i tyre se ato janë në krahun e më të fortit.
Nuk është krim vetëm kur i merr jetën , po dhe kur i vret ëndrrat e i vjedh të ardhmen një vajze 15 vjeçare.
Përfitojnë çakejtë nga varfëria ekonomike, problematikat sociale, mospërkrahja e pafuqishmëria përballë më të fortit. Përfitojnë nga ky sistem i kalbur drejtësie, nga mosfunksionimi si duhet si organizmave psiko-socilalë në shkolla , modelet e “suksesit” që ofrojnë mediat, e shumë e shumë të tjera.
Sot jam pranë asaj nëne si e tillë, si motër, si vajzë, si mike ,po më afër jam pranë asaj vajze të brishtë që sot i është vrarë shpirti.
Ne shkruajmë, flasim, bërtasim po në fund të ditës shohim në kronikat e lajmeve rastin e radhës.
Vajza të dashura mos lejoni kërrkënd t’ju kërcënojë, të abuzojë,të ngrejë zërin apo dorë mbi ju. Jeni të shtrenja për ne nënat, jeni thesar i paçmuar, jeni rrënjë shpirti !
Nëna mbani vajzat afër, trajtojini si miket tuaja më të mira, krijoni ura komunikimi e dialogu që të ndjejnë ngrohtësinë tuaj jo veç me fjalë.
Kjo shoqëri po rrit përbindësha!
Deri kur do e shohin femrën si objekt për të shfryrë dufin e etjen e tyre shtazarake!
Zot vër dorë , se njerëzit kanë humbur arsyen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu