Një gjykatë iraniane i ka dënuar me burg të dielën dy gazetare për shkak se ato kishin raportuar për vdekjen në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini në vitin 2022.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, raportoi se Niloofar Hamedi u dënua me shtatë vjet burgim, ndërsa Elahah Mohammadi me gjashtë vjet burim nën akuzat se kishin “bashkëpunuar me Qeverinë armiqësore amerikane”.
Ato morën edhe dënime shtesë me nga pesë vjet burgim secila për “veprimin kundër sigurisë kombëtare” dhe nga një vjet burgim për “propagandë kundër sistemit”.
Avokatët e gazetareve thanë e ato i kanë hedhur poshtë akuzat./ REL