Irani kërcënon SHBA-në: Armëpushim në Gazë ose do ju godasim rëndë

0

IRAN- Irani kërcënoi Shtetet e Bashkuara se nëse nuk do të ketë armëpushim në Rripin e Gazës, do të ketë një goditje të rëndë. Irani e konsideron SHBA-në, aleatin kryesor të Izraelit, si të përfshirë ushtarakisht në konfliktin që shpërtheu pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Ministri i Mbrojtjes Mohammad-Reza Astani tha se:Këshilla jonë për amerikanët është që të ndalojnë menjëherë luftën në Gaza dhe të zbatojnë një armëpushim, përndryshe ata do të goditen rëndë.

Hezbollahu i Libanit dhe grupet shiite irakiane të mbështetur nga Irani kanë nisur sulmet kundër Izraelit që nga 7 tetori. Nga ana tjetër, grupet shiite irakiane të mbështetura nga Teherani qëllojnë forcat amerikane në Irak dhe Siri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu