Irani nis fushatën e imunizimit me vaksinën ruse

0

Irani së fundmi ka bërë me dije se ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët kryesorë të Shëndetësisë në Iran, kanë theksuar se ky vend do të përdorë vaksinën ruse Sputnik V.

Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Saeed Namaki tha se “personi i parë që do të vaksinohet do të jetë fëmija im”.

Kategoritë e para që do të vaksinohen do të jenë personeli mjekësorë që trajton pacientët me COVID-19, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe veteranët, tha zëvëndësministri i Shëndetësisë, Alireza Raisi.

Teherani pranoi më 4 shkurt dërgesën e parë të vaksinave ruse. Autoritetet kanë njoftuar se dy dërgesat tjera pritet të arrijnë në këtë vend më 18 dhe 28 shkurt. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, i tha agjencisë AFP se janë blerë 2 milionë doza të vaksinës.

Ministri Namaki ka thënë se Irani do të furnizohet me 4.2 milionë doza të vaksinës së AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit, të blera përmes mekanizmit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu