Irani refuzon armëpushimin 45-ditor, Khamenei: Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë tonë

0

Lideri suprem i Iranit Mojtaba Khamenei ka lëshuar një deklaratë ku dënon SHBA-në dhe Izraelin për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj infrastrukturës civile në Iran, duke thënë se “armiqtë me pakujdesi po thonë se duan ta kthejnë Iranin në Epokën e Gurit” me sulmet e tyre.

“Sulmet amerikano-izraelite ndaj urave, termocentraleve, shkollave dhe objekteve të tjera iraniane “janë shprehje e një krimi kundër njerëzimit që kanë kryer qeveria e SHBA-së dhe regjimi vrasës izraelit”, tha ai në një deklaratë të shpërndarë nga mediat iraniane.

“Është e keqardhshme që ata rritin çdo ditë zhurmën e luftës, kërcënimeve dhe shkatërrimit, ndërsa institucionet ndërkombëtare mbeten të heshtura dhe indiferente, dhe ndoshta edhe bashkëfajtore në agresion, duke u bërë partnerë në ndezjen e kësaj zjarri.”

Teherani ka refuzuar edhe propozimin për një armëpushim 45-ditor me SHBA-në dhe Izraelin, i ndërmjetësuar nga Pakistani.

Në një postim në rrjetet sociale, Khamenei u shpreh se presionet dhe kërcënimet nuk do të ndalin Iranin.

“Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë iraniane”, shkroi Mojtaba Khamenei, duke iu referuar SHBA-së dhe Izraelit.

Refuzimi i armëpushimit tregon qëndrimin e fortë të Iranit për të mos pranuar zgjidhje të përkohshme, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.