Irani ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Uellsit, duke marrë suksesin e parë në këtë edicion të Botërorit në “KATAR 2022”, e vlefshme për Grupin B.
Pjesa e parë ishte pa raste të pastra dhe pa ritëm, ndryshe nga e dyta që prodhoi raste të pastra për gol duke veçuar ato të iranianëve, ku në minutën e 52′, në harkun kohor të pak sekondave goditën dy herë shtyllën duke qenë të pafat.
Në minutën e 85′, Uellsi mbetet me 10 lojtarë pasi portieri Henesej godet me gju kundërshtarin. Golat u shënuan në kohën shtesë me Çesmi në minutën 90+8′ dhe në minutën 90+13′ me Rizaian.
Kjo ishte fitorja e parë e Iranianëve të cilët kanë shpresa për një kualifikim të mundshëm, ndërsa Uellsi ende nuk ka arritur të marrë tre pikëshin e parë.