Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kërcënuar me vdekje Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Tanjug shkruan se personi i arrestuar e ka pranuar kryerjen e krimit, por është mbrojtur duke thënë se nuk e ka përdorur terapinë e përshkruar nga mjeku e për pasojë nuk ka qenë i vetëdijshëm kur ka shkruar mesazhet drejtuar Vuçiç. I riu kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe ditët e fundit nuk e kishte ndjekur kurën.
Personi në fjalë me inicialet N.S, banues në Beograd rezulton të ketë qenë actor më herët dhe se merrej me shkrimin e teksteve të këngëve. Në një prej këngëve, ai bënte thirrje për vrasjen e Presidentit Vuçiç. Kënga që ai kishte postuar u mor si thirrja pë vrasjen e Vuçiç dhe Porkuroria nisi hetimet.
“Ti ke vdekur, thika është e gjatë, nata ftohtë, vdekja me agim në derë do të vijë,”- janë fjalët e kësaj kënge.