Ish-avokati i Diego Maradonës, Matias Morla ka zbuluar se mjekimi që iu bë ish-futbollistit pas operacionit në kokë ishte shumë i keq dhe e çoi në vdekjen e tij, ngjarje në të cilën kontribuoi edhe sipërfaqësia e vajzave të tij Dalma dhe Giannina, të cilat autorizuan transferimin e tij në një shtëpi të papërshtatshme, në vend që ta mbanin të shtruar në klinikë.
Morla raportoi detaje në lidhje me herën e fundit kur e pa Maradonën në jetë, më 16 nëntor 2020, nëntë ditë para vdekjes së tij.
“Gabimet e bëra – tha ai – ishin të shumta sepse Diego vdiq, u fry dhe u fry derisa i shpërtheu zemra”. Trajtimi mjekësor që mori Maradona ishte shumë i keq, prandaj vdiq”, u shpreh avokati duke kujtuar se argjentinasi vuante nga probleme me veshkat dhe mëlçinë, dhe varësinë nga alkooli dhe psikoilacet.
“Kur hyra në shtëpi ai kishte një zë të çuditshëm, si ai i një roboti, shumë i lartë dhe me ndërprerje. I informova të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore. Më pas kuptova se ishte për shkak të sasisë së ujit të mbajtur në trup”.